Në Qarkun e Dibrës sot në 12 gusht është aktive vetëm një vatër zjarri në Lurë.
Kjo vatër vijon prej dy ditësh brenda Parkut Kombëtar të Lurës dhe ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme kullotash dhe pyje me pisha e bredha, raporton gazetari i Klan News Neki Feta.
Ditën e djeshme janë angazhuar rreth 100 forca të Bashkisë, Emergjencave, zjarrfikës dhe vullnetarë. Në ndihmë kanë qenë edhe dy helikopterë, por situata vijon të përkeqësohet.
Zjarri gjatë natës ka avancuar, duke përfshirë zonën e quajtur Gjagjisht duke avancuar drejt pllajave të Lanë Lurës. Ditën e sotme kanë mbërritur edhe 40 forca ushtarake të batalionit të mbështetjes. Pritet sërish ndërhyrja nga ajri, për të vënë nën kontroll situatën, pasi situata është e vështirë, si pasojë e mungesës së rrugëve pyjore dhe erës së fortë që favorizon zjarrin.
Ndërkaq, edhe dy avionë kanë mbërritur për të shuar zjarrin në Parkun Kombëtar të Lurës.
- Kurti: Një ligj për Hagën pa stabilitet institucional rrezikon të dështojë! Zemërimi i qytetarëve sot, i drejtë - 05/10/2026
- Propozimi i ri i Komisionit Europian, që favorizon Shqipërinë: Anëtarët e rinj të BE me të drejta të plota, por me një përjashtim! - 05/10/2026
- Video/ Tension para kuvendit të Kosovës, protestuesit “fluturojnë” mbi gardh deputetin që do braktiste seancën - 05/10/2026