9.5 C
Tirana
04 / 11 / 2024

Mungesë tregu për kumbullën/ Fermerët e Korçës po përballen me krizën e çmimit të kumbullës

Mungesa e tregut vendas dhe rajonal e frutave në tre vitet e fundit, ka bërë që fermerët e juglindjes së vendit në pjesën më të madhe të shesin mollën, qershinë dhe kumbullën me çmimin e kostos. Kjo sipas tyre ka ardhur për shkak të thithjes së pakët të frutave nga tregu vendas, ndërkohë që sipas tyre sasitë e vogla, janë eksportuar kryesisht në tregun rajonal dhe mollët kanë shkuar deri në tregun egjiptian, por të ambalazhuara si prodhim grek. Pas krizës së çmimit të mollës e qershisë, fermerët e Korçës, po përballen me krizën e çmimit të kumbullës. Një vit më parë 1 kg kumbull është shitur nga 30 deri në 50 lekë/kg, ndërsa këtë vit me shumicë 1 kg kumbull shitet 15 lekë.

Ferdinand Ali, një prej fermerëve potencial të qarkut Korçë, tha se mungesa e tregut vendas vjen për dy arsye, së pari largimi i shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian, si dhe rritja e çmimeve të produkteve ushqimore e jo vetëm. Kjo gjithnjë sipas fermerit ka ulur kërkesën e konsumatorëve për fruta. Një tjetër arsye është edhe mungesa e ekporteve.

Specialisti i njohur i bujqësisë, Pëllumb Ibro, pranon faktin se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore ka ulur kërkesën e tregut për frutat. Por nga ana tjetër ka mendimin se fermerët, përfshirë edhe ata të juglindjes nuk kanë standardet e kërkuara për të konkuruar qoftë edhe në tregun rajonal.

Burime zyrtare pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor Korçë, bëjnë me dije se sipërfaqet e mbjella me mollë janë 2557 ha, qershi 510 ha dhe kumbull 435 ha. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x