Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi propozon Ina Zhupën për drejtimin e Komisionit të Medias.
Edhe pse Flutura Açka njoftoi sot dorëheqjen nga kryesimi i komisionit, mësohet se ajo në fakt është shkarkuar dy ditë më parë. Shkresa e depozituar nga Gazment Bardhi në Kuvend mban datën 22 Korrik, ku kërkon zëvendësimin e Açkës me Zhupën.
Kërkesa për largimin e Açkës nga Komisioni i Medias është diskutuar disa javë më parë në mbledhjen e grupit të PD, ku disa deputetë si Ina Zhupa, Elda Hoti, Luan Baçi e të tjerë, i kërkuan Bardhit shkarkimin e deputetes, që nuk është rreshtuar krah tyre, por kjo kërkesë u refuzua prej tij.

Latest posts by Pena Albania (see all)
- Shqipëria nuk është e hajdutit Sali Kulla dhe e dhëndrit budalla! - 17/05/2026
- Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran? - 17/05/2026
- Kuotat e Trumpit bien, aksionet në bursë ngrihen… - 17/05/2026