Policia e Shtetit ka bërë me dije përmes një deklarate për mediat se gjatë një operacioni të kryer në qytetin e Durrësit, ka shkatërruar grupin kriminal të vrasësve me pagesë.
Sipas policisë, grupi u godit pas marrjes peng të dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj dhe dëshmisë së tyre.
Vëllezërit Beqiraj u arrestuan pasi dyshohet se janë pjesë e këtij grupi kriminal që po planifikonte te vriste Rumin e Shijakut.
Gentian dhe Indrit Beqiri u është komunikuar masa e arrestit nga policia dhe prokuroria e Durrësit pasi dyshohet se janë vrasës me pagesë dhe po planifikonin ekzekutimin e Aleksandër Lahos, (Pëllumb Muharremit)‘ që nihet se Rrumi i Shijakut’.
Ata u morën peng të dielën, ndërkohë që gjatë dëshmisë së tyre në polici kanë ndihmuar policinë në zbardhjen e disa atentateve të kryera në Tiranë e Durrës.
Ngjarja e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës, ku vëllezërit u morën, nuk duket të jetë rastësore. Vëllezërit Beqiraj kanë rrëfyer se prej ditësh kanë qenë duke ruajtur dhe kontrolluar lëvizjet e Rrumit për ta vrarë. Mesa duket janë pikasur nga njerëzit e tij, mes tyre edhe Agron Bejdolli, i cili është lidhja më e fortë e Rrumit, ndërkohë që është në kërkim nga policia deri në këto momente, dhe janë konfliktuar.
Në vijim të hetimeve të thelluara, të nisura më parë nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka rezultuar se personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal, nga viti 2021 dhe në vazhdim.