10.5 C
Tirana
14 / 02 / 2026

Shkaktoi humbje prej më shumë se 40 miliardë dollarësh, arrestohet në Mal të Zi “mbreti” koreano-jugor i kriptomonedhave

Mbreti’ i kriptomonedhave, është arrestuar në Malin e Zi. Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm Filip Adiq i cili tha se shtetasi i Koresë së Jugut, Do Kwon, bashkëthemelues dhe CEO i ‘Therraform Labs’, me bazë në Singapor është ndaluar në aeroportin e Podgoricës në tentativë për të kaluar me dokumente të falsifikuara.

“Ish-mbreti i kriptomonedhave, i cili qëndron pas humbjeve prej më shumë se 40 miliardë dollarësh, u ndalua në aeroportin e Podgoricës me dokumente të falsifikuara”, pohoi ministri.

Ai kërkohet nga Koreja e Jugut, SHBA dhe Singapori. Më herët dyshohej se ai fshihej në Serbi. Ai është një nga të arratisurit më të kërkuar nga Interpoli me kërkesë të Seulit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x