Fosili më i madh dhe më i plotë i stegosaurusit i zbuluar ndonjëherë u shit për 44.6 milionë dollarë në Sotheby’s në Nju Jork të mërkurën.
Ai është fosili më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë në një ankand, sipas The Guardian.
Skeleti u zbulua në një tokë private në kontenë Moffat, Kolorado, afër qytetit të Dinosaurit, nga paleontologu Jason Cooper në pronën e tij në vitin 2022.
“ Apex” është 3.4 metra i gjërë dhe 8.2 metra i gjatë nga hunda në bisht, më shumë se 30% më i madh se “Sophie”, ekzemplari më i paprekur i stegosaurusit, i cili ishte ekspozuar në Muzeun e Historisë Natyrore të Londrës.
Ai iu shit një blerësi anonim i cili synon të eksplorojë huazimin e ekzemplarit në një institucion amerikan.
Pas shitjes, blerësi u shpreh: “Apex ka lindur në Amerikë dhe do të qëndrojë në Amerikë!”
- “Përjetoi përndjekje dhe burgosje, por u rikthye me bindjen për pajtim”, ish-kryeministri grek kujton bisedat me Nanon: Më fliste shpesh për… - 01/11/2025
- Vesi i bukur i Fatos Nanos - 01/11/2025
- “Lindëm disa ditë pas njëri-tjetrit”, shefja e kabinetit qeveritar të Fatos Nanos rrëfen njohjen me të: Përsëri u bëmë bashkë në… - 01/11/2025