Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kritikuar ashpër planin e Izraelit për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, duke e cilësuar vendimin si “një përshkallëzim të rrezikshëm” që rrezikon “të thellojë pasojat tashmë katastrofike për miliona palestinezë”.
The Guardian shkruan se në deklaratën e bërë publike nga zëdhënësi i tij, thuhet se ky vendim “do të sjellë zhvendosje të detyruar shtesë, vrasje dhe shkatërrim masiv, duke e shtuar edhe më tej vuajtjen e paimagjinueshme të popullatës palestineze në Gaza.”
Guterres e përsëriti qëndrimin e tij edhe në një postim në rrjetin X: “Jam thellësisht i alarmuar nga vendimi i qeverisë izraelite për të ‘marrë kontrollin e qytetit të Gazës’. Ky është një përshkallëzim i rrezikshëm dhe rrezikon të thellojë pasojat tashmë katastrofike për miliona palestinezë. Mund të vërë në rrezik edhe më shumë jetë, përfshirë ato të pengjeve që ende mbahen. E përsëris thirrjen time urgjente për një armëpushim të përhershëm, akses të pakufizuar humanitar në të gjithë Gazën dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.”
- LIVE/ Të shtëna në darkën e Trump me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti largohet me urgjencë. Një agjent sekret në spital, arrestohet autori - 26/04/2026
- Orban dorëzon mandatin e tij në Parlament: Jam i nevojshëm për riorganizimin e kampit kombëtar - 25/04/2026
- Shqipëria dhe epoka e re e dronëve/ Nga bashkëpunimet ndërkombëtare tek ambicia për prodhim vendas - 25/04/2026