32.5 C
Tirana
23 / 07 / 2024

SHBA teston raketën bërthamore hipersonike, arrin Moskën për 30 minuta

Ushtria amerikane ka testuar lëshimin e një rakete bërthamore hipersonike e cila është projektuar për t’iu kundërvënë kërcënimeve ushtarake të Kinës e Rusisë.

Zyrtarët amerikanë thanë se qëllimi i testit ishte shfaqja e gatishmërisë bërthamore dhe sigurimi se vendi është në gjendje të kundërpërgjigjet shpejt në rast të shpërthimit të Luftës së III Botërore.

Raketa Minuteman III, e cila nuk ishte mbushur me koka bërthamore, u lëshua nga baza ushtarake hapësinore Vandenberg në Kaliforni dhe udhëtoi për më shumë se 6400 kilometra me një shpejtësi prej 24 mijë km/h, për të rënë në Ishujt Marshall në Oqeanin Paqësor.

Sipas ekspertëve ushtarakë, Shtetet e Bashkuara po përgatiten për një luftë të mundshme me Kinën, e cila ka rrethuar Tajvanin, ndërsa lufta në Ukrainë po përshkallëzohet çdo ditë e më tepër, duke bërë që mundësia e një përballje me Rusinë të rritet ndjeshëm.

Moska ndodhet rreth 9500 kilometra nga Kalifornia, ndërsa Pekini rreth 9600 kilometra larg. Sipas raportimeve, kjo raketë është e aftë të arrijë kudo në botë për vetëm 30 minuta pas lëshimit.

Në mars të këtij viti, Forcat Ajrore amerikane testuan lëshimin e një rakete hipersonike nga një avion bombardues B-52 që u ngrit nga baza ushtarake e Guamit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x