1.5 C
Tirana
23 / 02 / 2026

SHBA: Më shumë se 200.000 viktima nga lufta në Ukrainë

Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet e reja ruse në rajonin lindor të Donjeckut, ku Moska vazhdon të kryejë një ofensivë në drejtimet Bakhmut dhe Avdiyivka, ka thënë Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Ndërkohë, gjeneral i lartë amerikan , Mark Milley, foli për “vuajtje të jashtëzakonshme” dhe viktima që solli lufta mbi ukrainasit.

Luftimet e ashpra në lindje pasoi urdhrin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për një tërheqje nga bregu perëndimor i lumit Dnieper në rajonin pjesërisht të pushtuar të Hersonit në pengesën e fundit të dukshme për Moskën në fushën e betejës në juglindje të Ukrainës.

Ushtria ukrainase tha se kishte zmbrapsur, gjithashtu, sulmet ruse në rajonin e Luhanskut, i cili së bashku me Donjeckun përbëjnë rajonin Donbas të Ukrainës lindore.

Forcat ruse nisën sulme me raketa dhe ajrore dhe goditën më shumë se 30 vendbanime në rajonet Donjeck, Luhansk, Dnipropetrovsk, Zaporizhja, Mikolajiv, Sumi dhe Herson, tha ushtria.

Gjenerali amerikan, Milley, tha se rreth 100.000 ushtarë rusë dhe rreth 100.000 ukrainas ishin vrarë ose plagosur në luftë, shifra më e lartë e përmendur deri më tani nga një zyrtar perëndimor.

Milley, duke folur në një ngjarje në Nju Jork, më 9 nëntor, tha gjithashtu se rreth 40.000 civilë kishin vdekur pasi u kapën në konflikt.

Vlerësimet nuk mund të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x