Avokati Spartak Ngjela në një intervistë për Top Story me Juxhin Mustafaraj, komentoi arrestimin e Nicolas Maduro nga SHBA.
Sipas tij SHBA nuk ka shkelur të drejta ndërkombëtare, pasi ka arrestuar një person që rrezikonte Amerikën.
“Ata e kishin nxjerrë gjykatën speciale në Nju Jork dhe e kanë njoftuar që gjithë lëvizjen antiamerikane ne do ta godasim vetë. Me aq sa kam investiguar unë nuk anë shkelur ndonjë të drejtë ndërkombëtare sepse është rrezikuar vetë Amerika. Ky diktator… ku e gjen kurajon civile ose të qytetërimit Rusia që mbron një diktator?
I pyetur në lidhje me deklarata e PD se Trump po bën goditje ndaj udhëheqësve me pritje diktatoriale duke bërë një paralele me atë që ndodh në Shqipëri, ai tha: Budallallëk, dhe ai që e thotë këtë është non grata në Amerikë. Ia kanë hequr Saliut non grata? Jo. Në NATO, në Ballkan është vetëm Shqipëria, si mendoni ju se mund të nxjerrin non grata një anëtarë të NATO? Asnjëherë. Ne jemi aleatët kryesorë të SHBA në Ballkanin Perëndimor. Presidenti i SHBA deklaroi se do u heqim korrupsionin dhe menjëherë ngritën SPAK. Ne te SPAK e kemi shpëtimin. A do na e heqin korrupsioni? Unë them po. Do shikoni vazhdimësinë e arrestimeve të nivelit të lartë.
- Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan me fjalim historik: Ultimatumi 48-orёsh i Trump dhe tre skenarёt e tmerrshёm tё datёs 24 Mars - 22/03/2026
- “Shumë aksion dhe asnjë fjalim!”, opozita me skenar ndryshe për protestën. Këlliçi: Skenari zbulohet kur shkohet - 22/03/2026
- 22, ditë e Diele - 22/03/2026