Forcat ruse kanë dëbuar me forcë midis 900,000 dhe 1.6 milionë ukrainas, tha ambasadorja e SHBA-së në këshillin e të drejtave të njeriut të OKB-së, Michele Taylor.
Duke folur në këshillin e OKB-së, Taylor i kërkoi një komisioni të mandatuar nga OKB-ja të shqyrtonte “provat në rritje të operacioneve të filtrimit të Rusisë, dëbimeve të detyruara dhe zhdukjeve”.
“Burime të shumta tregojnë se autoritetet ruse kanë marrë në pyetje, arrestuar dhe dëbuar me forcë midis 900,000 dhe 1.6 milionë qytetarë ukrainas,” tha ajo.
Ukraina dhe aleatët e saj kanë akuzuar trupat ruse për dëbimin e qytetarëve të tyre në “kampet e filtrimit” përpara se t’i zhvendosnin me forcë në Rusi. Sakaq, Kremlini i ka hedhur poshtë këto akuza, duke i quajtur “fantazi”.