Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi zbardhi fokusin e takimit me ambasadoren Yuri Kim.
Shalsi u shpreh se fokusi i bisedave ishte mbështetja financinare për reformat.
“Patëm një bisedë konstruktive dhe e vura në dijeni mbi prioritetet e komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Ku prioriteti numër 1 do jetë diskutimi intensiv për buxhetin e vitit 2023. Komisioni ynë mbikëqyr dhe monitoron Autoritetin e Konkurrencës. Natyrisht që tema e diskutimit ishte dhe mbështetja financiare për reformat që duhet të vijojnë mbi të gjitha të asaj të reformës në Drejtësi.
Mazhoranca si nismëtare e reformës në Drejtësi është e interesuar të shohë një sistem akoma më efikas,”- tha ai.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?! - 25/10/2026
- Sa bukur - 25/10/2026
- Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij? - 25/10/2026