15.5 C
Tirana
15 / 05 / 2026

Sfida/ Ndragheta, Camorra e Cosa Nostra në një tavolinë, krerët e mafias mblidhen në një darkë ‘pune’

Ekziston frika se  tre grupet më të fuqishme mafioze të Italisë mund të kenë krijuar një aleancë të pasi janë shfaqur imazhe të figurave kryesore gjatë një darke.

Anëtarë të lartë nga sindikata e krimit Ndrangheta me bazë në rajonin gadishullor të Kalabrisë, Camorra e Napolit dhe Cosa Nostra, e cila është me qendër në Siçili, dyshohet se u kapën nga kamera duke ndarë një vakt me makarona dhe verë së bashku në një kopsht në prill 2021.

Takimi thuhet se ishte një nga shumë që policia kishte nën vëzhgim me prokurorët që paralajmëronin shfaqjen e një koalicioni të madh krimi në veriun e pasur të Italisë.

“Ky është Milani”, u dëgjua një i dyshuar mafioz i Camorra duke i thënë një aleati.

Ne nuk jemi në Siçili, nuk jemi në Romë, nuk jemi në Napoli, këtu po bëjmë gjërat e mira”, sipas një raportimi të DailyMail.

Një anëtar i dyshuar i Cosa Nostra supozohet se u përgjigj: “Ne kemi ndërtuar një perandori.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x