Ajo që ra në sy në pritjen e sotme të liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ishte mungesa e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Serbia kishte vendosur të përfaqësohej me kryeministren Ana Brnabiç në këtë takim të rëndësishëm të Procesit të Berlinit, ku do të diskutohet procesi i integrimit të Ballkanit.
Kjo pasi, presidenti Vuçiç ka udhëtuar drejt Kinës, ku do të marrë pjesë në forumin e tretë “Brez dhe Rrugë”. Sipas mediave ndërkombëtare, në këtë takim do të jetë i pranishëm dhe presidenti rus, Vladimir Putin.
Udhëheqësit nga më shumë se 140 vende, duke përfshirë Lindjen e Mesme do të takohen në kryeqytetin kinez në kuadër të nismës që parashikon investime infrastrukturore në vende në zhvillim.
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026