Senatori italian, Roberto Berardi ka mbërritur në Shqipëri me synimin për të takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg.
Megjithatë, ai nuk është lejuar të kryejë vizitën nga prokurori Olsi Dado.
Duke folur për emisionin Shqipëria Live, Berardi ka kritikuar ashpër arrestimin e Veliajt, duke e cilësuar si një sulm të padrejtë.
“Në rastin konkret, duhet të zhvillohet një gjyq i drejtë, ku të dalin faktet. Mund të ndodhë që pas këtij gjyqi, Erion Veliaj të rezultojë se nuk ka kryer asnjë shkelje. Çfarë do të ndodhë atëherë? Politika e ka sulmuar, e kanë futur në burg, por nëse në fund të procesit ai shpallet i pafajshëm, çfarë do të thuhet? Mediat e kanë fryrë këtë situatë, politika është përfshirë, dhe ai është goditur jo vetëm politikisht, por edhe familjarisht. Ai po sulmohet nga të gjithë për diçka që ndoshta nuk e ka bërë fare. Çfarë do të themi më vonë?”, u shpreh senatori italian.
- Ish-udhëheqësja e Mianmarit shfaqet në publik pas vitesh izolimi, takohet me përfaqësues të Kryqit të Kuq - 03/08/2026
- Një Shekull diplomaci shqiptare, kujtesë dhe vizion - 03/08/2026
- Gjendet një tjetër varr masiv në Zubin-Potok, Zveçla: Serbia refuzon të japë informacione për personat e zhduku - 03/08/2026