Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit Fatjon Dautaj, i arrestuar në Londër për “tentativë vrasje”, “trafik droge” dhe “pastrim parash”.
Bëhet fjalë për një apartament, njësi tregtare dhe një sipërfaqe truall.
I njohur si një mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Dautaj është arrestuar në Angli me 3 kg kokainë dhe pjesëmarrje në aktivitet kriminal.
Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, më datë 19.09.2024 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi konfiskimin e pasurive të mëposhtme:
– Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;
– Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe
– Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.
Kujtojmë se Dautaj është personi që shoqëronte Berishën gjatë protestës për zaptimin e selisë së PD dhe u filmua teksa shkallmonte dyert e selisë.
Më herët ai eshte denoncuar edhe nga Lulzim Basha.
- “Nuk na duhet më teatër”/ Kryeparlamentari iranian sulmon Trumpin: Kërcënimet dhe premtimet boshe janë strategji e dështuar - 06/08/2026
- Zyrtare/ Marrëveshje historike, Vinicius lidhet me Real Madridin për gjashtë sezone të tjera - 06/08/2026
- Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet - 06/08/2026