3.5 C
Tirana
17 / 01 / 2025

Sejamini i’a thotë troç Nokës: Jeni mjeshtra të justifikimeve, nuk “mbillni” shpresë dhe mendoni se do e rrëzoni Ramën me Trump-in

Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur replika mes analistit Neritan Sejamini dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka për opozitën dhe përgatitjet e saj për zgjedhjet. 

Sejamini i tha Nokës se opozita nuk mund të justifikohet më dhe se rrëzimi i Edi Ramës nuk varet nga personi që zgjidhet president i SHBA-ve, siç po mendon opozita e entuziazmuar nga zgjedhja e Donald Trump, por varet nga sa opozita frymëzon shqiptarët. 

Neritan Sejamini: Beteja juaj është për të frymëzuar shqiptarët. Nuk duhet të justifikoheni. Jeni bërë mjeshtra për justifikime. Mbaroi edhe vula edhe të gjitha. Nuk duhet të gënjeni veten, është gjëja më e thjeshtë në botë të gënjesh veten. Shikoni përpara.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x