Së paku 52 njerëz kanë vdekur nga zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe të Enjten në Johanesburg, qytetin më të madh të Afrikës Jugore, njoftuan autoritetet.
Shërbimi Emergjent i Johanesburgut tha se 43 persona të tjerë u lënduan nga zjarri, i cili u ndez në orët e hershme të 31 gushtit.
4Zëdhënësi i Shërbimit Emergjent, Robert Mulaudzi, tha një operacion i kërkimit ka nisur tashmë, dhe se ka gjasa që numri i viktimave të rritet.
Autoritetet thanë se zjarri është shuar në masë të madhe, por tymi ende është duke dalë nga dritaret e ndërtesës së nxirë në qendër të Johanesburgut.
Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërkohë që ndërtesa është evokuar plotësisht tashmë./
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Si Kina po përfiton nga dobësimi gradual i Shteteve të Bashkuara - 15/05/2026
- Italia me rregull të ri! Nga nesër skuterët elektrikë me targë, kush nuk e vendos merr gjobë 400 euro - 15/05/2026
- Rama nga Estonia: Europa duhet të flasë me Vladimir Vladimiroviçin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë - 15/05/2026