24.5 C
Tirana
11 / 05 / 2026

Sali Berisha: Ramën nuk e largojmë dot me votë. Duhet të përmirësojmë imazhin, të bindim qytetarët

Sali Berisha, i ftuar në televizionin e të birit, thotë se Edi Rama nuk largohet me votë.

“Të them të vërtetën nuk kam pasur asnjëherë iluzion se Edi Rama largohet me votë. Jo, nuk kam iluzion sepse Edi Rama ka krijuar mekanizmat antiligjor, antikushtetues, të grabitjes së votës.

Nuk kam as dyshimin më të vogël. Natyrisht që disa kushte të veçanta i kaloi opozita të pashembullta në historinë e Europës.

Detyra e opozitës është të mbjellë shpresën dhe opozita për të mbjellë shpresën duhet të qëndrojë e fortë si opozitë dhe duhet të punojë shumë për imazhin e saj.

Gjykoj se koha është që opozita duhet të hidhet në veprim duke zhvilluar një debat të hapur me qytetarët, me mbështetësit e saj”, tha ai.

Vetëm se vështirë se mund ta përmirësojë imazhin një politikan që jo vetëm është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, por dhe që bën pazare me pushtetin, për ngritjen e kullave gjigande në Tiranë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x