24.5 C
Tirana
03 / 10 / 2024

Sa e përgatitur është sot Shqipëria për të përballuar një sulm tjetër të mundshëm kibernetik/ Rama fillon bashkëbisedimin me qytetarët në rrjete sociale

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot në rrjete sociale një bashkëbisedim me qytetarët lidhur me pyetjet që ata kanë për tema dhe zhvillime të ndryshme në vendin tonë. Në vijim do të publikojmë pyetje-përgjigjet nga bashkëbisedimi.

Pyetje: Si përfundim, sa e përgatitur është sot Shqipëria për të përballuar ndonjë sulm tjetër të mundshëm kibernetik dhe sa të sigurta janë të dhënat tona 

Po, ky është një shqetësim në fakt i madh, një shqetësim i ri sepse ne kemi sulme të vazhdueshme kibernetike prej shumë vitesh, por të një shkalle të ulët po themi për nga pikëpamja e aftësisë dhe shpejtësisë së penetrimit dhe gjithë këto flukse sulmesh të raportuara dhe si të thuash, të regjistruara nga institucioni që koordinon të gjithë projektin e revolucionit digjital kanë qenë sulme të pasuksesshme përgjithësisht. Ndërkohë që, ky është një agresion i mirëfilltë ushtarak në botën natyrisht e internetit dhe të gjithë sistemeve digjitale. Një agresion i egër, i cili ka pasur një qëllim shumë të qartë, zhdukjen përfundimtare të të gjitha të dhënave dhe shkatërrimin pa kthim të të gjitha sistemeve, duke lënë praktikisht një tokë të djegur nga prapa. Ky është konkluzioni i eksperteve që na kanë mbështetur në këtë përpjekje të përbashkët dhe të cilët sigurisht zotërojnë edhe njohurinë më të madhe sot ekspertët e Microsoftit, super skuadra e tyre e ndërtuar enkas kundër kërcënimeve të natyrës kibernetike dhe ekspertët e njësive të tjera të rëndësishme të SHBA-ve. Sulmi nuk e ka arritur qëllimin, demet janë shumë më të lehta sesa shkalla e agresivitetit. Praktikisht sistemet janë kthyer në punë. Të dhënat janë krejtësisht irrelevante sa i përket sensitivitetit të tyre. Një pjesë e tyre janë publikuar, vendime qeverie, shkresa që qarkullojnë në rrjetin e brendshëm dhe të cilat mund të merren nga çdo i interesuar apo nga çdo gazetar me një kërkesë të thjeshtë, pra nuk janë dokumente sekrete apo të fshehta. Ndërkohë që gjithçka tjetër është pretenduar ka patur si qëllim pjesë gjithmonë e këtyre sulmeve, përhapjen e panikut, të dezinformimit edhe të teorive të konspiracionit që sigurisht krijojnë sëkëlldi të madhe në publik. Kjo është situata sot. Patjetër që kjo luftë vazhdon dhe patjetër që ne jemi në kushtet kur duhet të përballemi nga një anë me sulme të tjera te mundshëm, dhe nga ana tjetër me domosdoshmërinë për të arritur në një nivel tjetër mbrojtjen tonë kibernetike. 

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x