25.5 C
Tirana
13 / 07 / 2024

Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, shkatërrohen disa shtëpi! Forcat Ajrore rrëzojnë dhjetëra dronë

Forca Ajrore ukrainase tha se i ka rrëzuar 22 nga 27 dronët e tipit Shahed, me të cilët Rusia i sulmoi pesë rajone të Ukrainës gjatë natës.

Sulmi dëmtoi një objekt industrial dhe plagosi një person në rajonin e Poltava, tha guvernatori Filip Pronin, në Telegram, duke treguar se ushtria ukrainase shkatërroi gjashtë dronë mbi rajonin jugor të Mykolaiv.

Ai shtoi se nuk u raportua për viktima, por u shkatërrua një shtëpi private dhe u dëmtuan rreth dhjetë të tjera.

Katër dronë u rrëzuan mbi rajonin jugor të Khersonit dhe katër të tjerë mbi rajonin qendror të Dnipropetrovsk, thanë guvernatorët e rajoneve. Sulmi shënjestroi gjithashtu rajonin verior të Sumit, pa detaje të dëmeve të raportuara nga autoritetet rajonale.

Rusia i ka rritur bombardimet kundër infrastrukturës energjetike civile në Ukrainë prej muajit mars, duke ia shkatërruar shumicën e kapaciteteve të termocentraleve dhe hidrocentraleve.

Si pasojë, ka pasur reduktime të rrymës dhe import të energjisë elektrike në sasi rekorde.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x