Forca Ajrore ukrainase tha se i ka rrëzuar 22 nga 27 dronët e tipit Shahed, me të cilët Rusia i sulmoi pesë rajone të Ukrainës gjatë natës.
Sulmi dëmtoi një objekt industrial dhe plagosi një person në rajonin e Poltava, tha guvernatori Filip Pronin, në Telegram, duke treguar se ushtria ukrainase shkatërroi gjashtë dronë mbi rajonin jugor të Mykolaiv.
Ai shtoi se nuk u raportua për viktima, por u shkatërrua një shtëpi private dhe u dëmtuan rreth dhjetë të tjera.
Katër dronë u rrëzuan mbi rajonin jugor të Khersonit dhe katër të tjerë mbi rajonin qendror të Dnipropetrovsk, thanë guvernatorët e rajoneve. Sulmi shënjestroi gjithashtu rajonin verior të Sumit, pa detaje të dëmeve të raportuara nga autoritetet rajonale.
Rusia i ka rritur bombardimet kundër infrastrukturës energjetike civile në Ukrainë prej muajit mars, duke ia shkatërruar shumicën e kapaciteteve të termocentraleve dhe hidrocentraleve.
Si pasojë, ka pasur reduktime të rrymës dhe import të energjisë elektrike në sasi rekorde.
- Champions League: Gordon ‘poker’ golash, Newcastle ‘luan tenis’ me Qarabag, sheh 1/8 e finaleve në horizont - 18/02/2026
- “Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë - 18/02/2026
- “Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti - 18/02/2026