17.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Rusia mund të presë kabllot kryesore të rrjetit, duke lënë Europën pa internet

Duket se Rusia ka vendosur të ndërmarrë masa drastike duke dëmtuar infrastrukturën teknologjike te ”armiqve” të saj. Pasi ka nën kontroll gazin për pothuajse gjithë botën, tani është momenti për të ndërmarrë masa serioze ndaj sanksioneve të shumta të cilat shtete të ndryshme në botë kanë vendosur ndaj Rusisë.

Një ekspert amerikan i strategjisë ushtarake të marinës thotë se këto kabllo, mund të sulmohen nga nëndetëset e Rusisë të cilat janë ndërtuar për këtë qëllim. Këtyre nëndetëseve ju shtohen krahë robotikë duke ju dhënë kështu mundësinë për të manipuluar ose ndërprerë përfundimisht rrjetin. Nëndetëset Losharik transportohen nga një anije ”mëmë”(Belgorod) e cila është më e madhe dhe e fsheh shumë thjeshtë nëndetësen pasi i lëshon në fund të oqeanit, në zhytje të plotë.

Prerja e mjaftueshme e kabllove të rrjetit Atlantik mund të shkaktojë “blackout” të rrjetit në Europë. Britania do të ishte e izoluar nga pjesa tjetër e botës, transaksionet financiare do të paralizoheshin dhe komunikimet ushtarake me Shtetet e Bashkuara dhe midis anëtarëve të NATO-s do të dëmtoheshin. Midis frikës së ekspertëve, gjithashtu se Rusia mund të përdorë kabllo të veçanta për të ndërhyrë në rrjet dhe të vjedhë informacione të sigurisë së lartë dhe çështjet e mbrojtjes.

Ndërkohë, NATO më herët njoftoi se se do t’i përgjigjet çdo sulmi ndaj infrastrukturës kritike të Aleatëve. Dhe ministrja e brendshme gjermane Nancy Faeser paralajmëroi liderët e Evropës Perëndimore se duhet të përgatiten për kërcënime ” të paimagjinueshme më parë”

As well as conventional military involvement in Syria, Russia has been accused of engaging in hybrid warfare, including cyberwarfare, aimed at destabilising Nato.

Pas përfshirjes në mënyrë tradicionale me ushtrinë në Siri, Rusia është akuzuar edhe për përfshirje në luftë hibride, duke përfshirë edhe luftën kibernetike, me synim destabilizimin e NATO-s.

/TheGuardian

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x