15.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Rusia arreston gazetarin amerikan, akuzohet për spiunazh

Një gazetar amerikan që punon për “The Wall Street Journal” është arrestuar në Rusi me dyshimin për spiunazh, sipas shërbimit të sigurisë FSB.

Evan Gershkovich, një reporter me përvojë, punonte në Yekaterinburg.

“Wall Street Journal” ka shprehur shqetësime për sigurinë e tij dhe ka mohuar me forcë akuzat ndaj gazetarit.

Kremlini pretendoi se gazetari ishte kapur në flagrancë ndërsa FSB tha se e kishte ndaluar për aktivitete të paligjshme dhe se reporteri kishte vepruar sipas udhëzimeve të SHBA duke mbledhur sekrete shtetërore.

Shkrimi i fundit i Gershkovich këtë javë raportonte mbi ekonominë në rënie të Rusisë dhe se si Kremlini duhej të përballej me shpenzimet ushtarake duke ruajtur shpenzimet sociale.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x