21.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Rusët bombardojnë pikën e shpërndarjes së ndihmave humanitare në rajonin e Kherson

Forcat ruse bombarduan një pikë të shpërndarjes së ndihmave humanitare në qytetin jugor Kherson, duke plagosur dy civilë. Lajmin e bëri të ditur guvernatori i qarkut Oleksandr Prokudin , duke saktësuar se të plagosurit janë një grua 41-vjeçare dhe një burrë 25-vjeçar, tashmë të shtruar në spital për shkak të copëzave të shpërthimit.

Dje, Rusia kreu 67 sulme në zonat e kontrolluara nga Ukraina të rajonit Kherson, duke lëshuar 301 predha të artilerisë së rëndë dhe raketa Grad. Kherson u godit shtatë herë, me 23 predha goditën ndërtesat e banimit dhe një objekt mjekësor.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x