Ish-diplomati amerikan, James Rubin është pyetur nga gjykatësi nëse i ka besuar ish-presidentit, Hashim Thaçi kur i tha se donte demokraci dhe bashkëjetesë krahas serbëve në Kosovë. Rubin tha se Thaçi thoshte atë që amerikanët donin të dëgjonin, dhe sipas tij, fjalët i kthente në veprime gjatë viteve.
“Ai donte një marrëveshje dhe donte demokraci, edhe pse fliste me një gjuhë më komuniste në atë kohë, ishte përmes përkthimit pra pak e vështirë të bëhet vlerësim i saj. Sa i takon bashkëjetesës, shqiptarët e Kosovës kishin jetuar në një regjim shtypës për dekada të tëra, me mijëra ishin vrarë dhe e dija që ai po thoshte atë që ne donim të dëgjonim. E besova këtë, të jem i sinqertë, i kam besuar gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve sepse tregoi se fjalët që thoshte i kthente në veprime, nuk kam dyshuar në të. U binda gjithnjë e më shumë për sinqeritetin e deklaratave të tija me kalimin e kohës”, tha ai.
- Paketa fiskale 2027/ Leka: Vëmendje shëndetësisë dhe arsimi! Çupi: Kemi të bëjmë me një shtet social - 29/10/2026
- Pleqëria, stina e artë e lirisë, Oriana Fallaci dhe guximi për të mos iu fshehur moshës - 29/10/2026
- Tubimi i Trump në Ohajo ndërpritet nga protestuesit për çështjen “Epstein” - 29/10/2026