Deputeti i PS-së Lavdrim Krrashi, ka premtuar se Rruga e Arbrit do të përfundojë në shtator të këtij viti.
I ftuar në emisionin “RinVote” në Euronews Albania, i nënvizoi se punimet janë vonuar për shkak të problemeve të paparashikueshme që kanë hasur gjatë rrugës.
Krrashi tha se tuneli i Murrizit do të hapet vitin tjetër.
‘Rruga e Arbrit do të përfundojë në shtator të vitit 2023. Jemi në të njëjtat kuota por duhet të jemi të durueshëm. Edhe deklarimet e Ministrisë së Infrastrukturës kanë qenë se ka pasur vështirësi në punimin e rrugës për shkak të problemeve të paparashikuara që janë hasur në tunelin e Murrizit. Njëri nga tunelet është shpuar komplet ndërkohë që po punohet me pjesën tjetër. Rruga e Arbrit do të hapet këtë vit ndërkohë tuneli i Murrizit do të hapet vitin tjetër,”- tha ai.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026