Shpenzimet mujore në një famiilje që jeton në kryeqytet kanë arritur në 99 mijë lekë.
Ndërsa kosto më e ulët e jetesës del në Kukës e Dibër me 72 mijë lekë në muaj.
Të dhënat dalin nga analizat që ka bërë Instituti i Statistikave në librin e vitit 2022.
Në të, janë kombinuar edhe faktorë të tjerë, si paga mesatare, shkalla e papunësisë, numri i bizneseve dhe aktiviteteve të tjera me të cilat jetojnë dhe punojnë qyetarët shqiptarë.