2.5 C
Tirana
17 / 01 / 2026

Ronaldo fenomeni: Ndeshjet po bëhen të mërzitshme! “Preferoj tenisin para futbollit”

“Ndeshjet e futbollit po bëhen shumë të mërzitshme”, është ky opinioni i një prej futbollistëve më të mirë në histori. Fjala është për Ronaldo brazilianin, të njohur ndryshe edhe si “Fenomeni”.

Ish-lojtari i Real Madrid theksoi së fundmi se tashmë më shumë i shijon një ndeshje tenisi që mund të zgjasë edhe për pesë orë se sa një ndeshje futbolli.

“Tani unë dua më shumë tenisin se futbollin, nuk arrij më të shohë ndeshje futbolli. Është bërë shumë i mërzitshëm. Nga ana tjetër, nuk e kam problem nëse qëndroj dhe shoh një ndeshje tenisi për pesë orë”, u shpreh Ronaldo.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x