22.5 C
Tirana
17 / 04 / 2026

Roland Bejko: Berisha kërkon opozitë moniste, jemi në luftë edhe ndaj oligarkëve

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko tha se Sali Berisha kërkon opozitë moniste.

Sipas tij është humbur mjaftueshëm kohë dhe tanimë duhet një fokus shumë i madh te rindërtimi i një partie për Shqipërinë. Bejko deklaroi se janë në luftë edhe me oligarkët.

“Ne përmbyllëm në këto dy vjet fazën e parë, të diktuar jo nga ne, por nga rrethana objektive që s’përcaktoheshin nga ne, për shkak të konfliktit që ka ndodhur dhe historikun e këtij konflikti e dinë të gjithë.

Ideja është që u mbyll faza e parë, e rezistencës, e ruajtjes së Partisë Demokratike.

Përvec Berishës që ndau partinë në dy pjesë, krijoi një parti të re që e mban pa emër dhe nuk pranon një opozitë plurale, por kërkon një opozitë moniste vetëm me të në krye, janë dhe oligarkët që i kemi peshqesh, të cilët punojnë vazhdimisht për ta ndarë partinë demokratike dhe për ta eleminuar atë,” – u shpreh Bejko në një intervistë për Euronews Albania.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x