18.5 C
Tirana
14 / 07 / 2025

“Rithemelimi” thirret në polici, Berisha: Bulevardin nuk e lëshojmë më 6 dhjetor!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, thirri sot përfaqësues të PD-së për t’u shpjeguar edhe njëherë arsyen pse autoritet i refuzuan opozitës protestën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Argumenti i tyre ishte se kjo protestë cenon sigurinë, por ne u thamë që do të mbajmë protestë paqësore. Protesta mbahet atje ku kemi thënë në Bulevard”, tha Minarolli.

“Ne kemi protestë kundër qeverisë, për t’i dërguar të gjithë partnerëve ndërkombëtarë për korrupsionin dhe gjithë zullumin që po bën kjo qeveri”, tha Gjata.

Burime nga Policia thanë se nuk do të lënë asnjeri të futet në perimetrin e sigurisë, për protestë, por vetëm pak minuta pas këtij takimi, kryetari i PD-së, Sali Berisha, përforcoi dhe më shumë vendosmërinë e protestës në Bulevard. Kësaj here, u kujdes të fliste jo vetëm për protestues, por dhe për organizatorë, kur u pyet për tonin dhe fatin e protestës.

“Madhështore, madhështore! Jo, liderët europianë nuk do të keqkuptohen, ata nuk janë si Edi Rama. Tani gjithçka është në dorë të protestuesve dhe të organizatorëve. Ata do të vendosin, por ne bulevardin nuk e lëshojmë”, theksoi Berisha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x