Vijon për të tretën ditë rinumërimi për qarkun më të madh të vendit, Tiranës, i votave të zgjedhjeve të 11 majit. Deri më tani janë numëruar 100 mijë vota e përkthyer në qendra votimi 275, nga 1282 gjithësej.
Por mesa duket, PD po i kthehet në boomerang ky proces pasi dëri më tani po humbet 144 vota, ndërsa PS 134 vota, 7 vota ka humbur partia Mundësia, 11 PSD dhe 14 nisma “Shqipëria Behet”.
Sa i takon kandidatëve në listën preferenciale, konkretisht Ilir Alimehmeti i PD, ka humbur deri më tani 24 vota, ndërsa Jorida Tabaku, e cila e ka fituar një mandat deputeti për sesionin e ardhshëm parlament, ka rikuperuar 11 vota plus.
Po ashtu në radhët e socialistëve, Fatmir Xhafaj ka humbur 61 vota, ndër Ylli Shehi një votë.
Në garën mes Xhemal Qefalisë dhe Orlando Rakipi, Qefalia ka humbur 75 vota deri tani, ndërsa Rakipi një votë.
Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti janë gjithashtu në garë për një mandate deputeti, i fituar deri më tani nga Xhacka, që në këtë rinumërim ka humbur deri më tani 12 vota, ndërsa Gjylameti ka fituar 2. Megjithatë diferenca mes të dyjave është 130 vota në avantazh për deputeten Xhaçka.
- Portreti i një ylli skenik, vezullimi i të cilit shkëlqen në yjësinë e traditës shqiptare të artit - 20/06/2025
- Rinumërimi në Tiranë/ Hapen 275 kuti, kush janë deputetët që kanë humbur apo fituar vota - 20/06/2025
- Plani i Albin Kurtit për ndërtimin e 2 urave të reja mbi lumin Ibër, reagon BE: S’jemi në dijeni! - 20/06/2025