14.5 C
Tirana
30 / 04 / 2026

Rinumërimi në KAS/ PS humb një mandat këshilltari në Mallakastër, 63 vota të PDIU u kaluan për socialistët

Rinumërimi i votave të një qendre votimi në Mallakastër nxori dritë një deformim rezultati.

KAS mori në shqyrtim kërkesën ankimore të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila pretendonte tjetërsim të votave të saj në një qendër votimi.

Hapja e kutisë provoi këtë pretendim pasi në finale, rezultoi se 63 fletë votimi që kishin siglën e PDIU-së ishin llogaritur në favor të Partisë Socialiste.

Ky numër votash ishte i mjaftueshëm që në Mallakastër PDIU të merrte një mandat tjetër në Këshillin Bashkiak duke ia hequr Partisë Socialiste.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x