Zbulohet e-maili i Sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken për stafin e DASH pas fitores së republikanit Donald Trump.
Blinken, ka këshilluar stafin e tij përmes një e-mail për kryerjen e një tranzicioni presidencial “të qetë, efikas dhe profesional”, shkruan Bloomberg.
Blinken tha se një proces i tillë është një “element thelbësor i çdo demokracie” dhe “jetik” për sigurinë kombëtare, në një e-mail të parë nga Bloomberg. Duke theksuar se ai ka luajtur një rol në çdo tranzicion presidencial gjatë tre dekadave të fundit, ai shtoi: “Një shtyllë thelbësore e çdo demokracie, përfshirë edhe tonën, është që njerëzit të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve legjitime, edhe kur nuk janë dakord me to”.
Blinken tha se do të këshillojë pasardhësin e tij se “shërbimi parimor dhe i përkushtuar i departamentit përmirëson pa masë jetën e amerikanëve dhe njerëzve anembanë globit. Unë në nuk i kam të gjitha përgjigjet, administrata e ardhshme do të vendosë politikat dhe prioritetet e saj”, tha ai.
Po ashtu, Blinken tha se departamenti i shtetit do të vazhdojë të bëjë punën e tij “për shumë çështje kritike me të cilat përballet kombi dhe bota” për pjesën tjetër të administratës së Biden.
- Momenti vendimtar në Hagë po afrohet, a do të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së? - 08/02/2026
- Protestat e dhunshme në Milano kundër Lojërave Olimpike Dimërore, Meloni reagon ashpër: Kush nuk e do Olimpiadën është armik i Italisë - 08/02/2026
- Nga shok skuadre me Messin te rikthimet e bujshme në Angli ose Itali, cilat janë 5 klubet që Ronaldo mund t’i bashkohet këtë verë - 08/02/2026