Pas një jave ndërprerjeje për shkak të aktiviteteve të organizuara në kuadër të “Javës së Gjelbër”, Kuvendi i Shqipërisë rikthehet këtë të hënë në aktivitetin e tij të zakonshëm me mbajtjen e seancës plenare.
Seanca e sotme, që shënon rifillimin e punimeve parlamentare, pritet të fokusohet në diskutimin e disa çështjeve me interes publik, të evidentuara nga vetë zgjedhësit. Në rendin e ditës janë përfshirë tema që lidhen me shqetësimet e qytetarëve, të cilat deputetët do t’i trajtojnë në këtë forum përfaqësues.
Ndërkohë, një tjetër zhvillim i rëndësishëm në kuadër të proceseve demokratike është përfundimi i rregjistrimit të zgjedhësve nga diaspora. Më 4 mars, ka përfunduar zyrtarisht procesi i regjistrimit në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve PER, një hap ky i rëndësishëm për garantimin e të drejtës së votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Rikthimi i punimeve parlamentare pritet të shoqërohet me debate dhe diskutime që reflektojnë dinamikat politike të aktualitetit, por edhe interesin në rritje për përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.
- Prag “lufte” për listat në PD / Berisha heq Tabakun dhe fut Topallin! Fituesit e ‘Primareve’ nuk figurojnë fare - 11/03/2025
- Zgjedhjet e 11 majit, Rama zbardh detajet: Nëse keni qenë një herë deputet, nuk do të jeni në listat e mbyllura! - 10/03/2025
- Rikthehet Parlamenti, mbahet sot seanca plenare, zbardhet rendi ditës - 10/03/2025