Përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve ose përdorimi i gabuar i tyre mund të shkaktojnë që bakteret të zhvillojnë rezistencë ndaj trajtimeve të mëvonshme.
Mjeku pneumolog Samuel Kristo, shef i shërbimit në pavionin e Pneumo-Ftiziatrisë në spitalin rajonal të Korçës, thotë se antibiotikët duhen marrë vetëm me recetën e mjekut, pasi përdorimi pa kriter i tyre po kthehet në një fenomen të rrezikshëm.
Infeksionet si gripi dhe ftohja nuk shkaktohen nga infeksione bakteriale por nga viruse, ndaj dhe në këto raste sipas mjekut nuk është e nevojshme marrja e antibiotikëve.
Për shkak të përdorimit të pakontrolluar të antibiotikëve si dhe blerjes së tyre pa recetë të mjekut, rezistenca antimikrobike prej kohësh është kthyer në një sfidë për shëndetësinë, pasi në jo pak raste mjekimi nuk jep rezultate.
Rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve sipas specialistëve, përbën rrezik jo vetëm për personin që përdor në mënyrën jo të duhur antibiotikët, por edhe për këdo që është në rrezik të preket potencialisht nga bakteret rezistente më pas.

- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026