7.5 C
Tirana
06 / 02 / 2026

Revolta e aktivistes Vatoci/ “Ose ti ndalim, ose ejani në parajsën e injorantëve”

Nga Eva Vatoci

E rritur me histori në një vend historie kombëtare si Bujani i Mic Sokolit, Binak Alisë… e perkedhelur deri në krenari nga legjendat e Mujës e Halilit, nga Konstandini dardan që i dha Romës e botës Krishtërimin, nga gjurmët e papërsëritura të Ali Ibrës, Haxhi Zekës e Bajram Currit… kurrë nuk besoja në këtë zvetnim të Vendlindjes, në atrofizim të tillë vlerash që nuk i ngjajnë asnjë monstre…

E thuaj pastaj mos ikni… Ejani në “parajsën” e injorantëve, të perversëve ku mjeku zëvendësohet me analfabet, ku intelektuali nuk ka lekë për kafen e mëngjesit e plehra dallkaukë bëjnë pushime fundjave në resorte me 5 yje*…!!!

O Zot, ky është jo vetëm mjerim, por fundi i botës, të parashikuar nga librat e shenjtë….

Eshte koha ti ndalim… ose t’ju japim dhe çelësat e shtëpive tona dhe ne të arratisemi pa kthim. (Edhe në mos jua japim shëpitë, ti marrin me hajdutë e piratë ose të vrasin si Skerdilajd Konomin).

Albert Kamy, më i dashuri shkrimtar i imi, më ka dhuruar një postulat që më drejton në jetë: “Revoltohu që të të konsiderojnë e të kuptojnë që jeton”.

Revolta në demokraci është vota.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x