12.5 C
Tirana
28 / 10 / 2025

Rehabilitimi i kalldrëmeve në Kolanec/ Investim që pritet ta kthejë këtë fshat në një atraksion turistik

Ka nisur puna për rehabilitimin e kalldrëmeve në fshatin Kolanec të bashkisë së Maliqit. Ky investim i Këshillit të Qarkut Korçë konsiston në shtrimin e rrugëve të brendshme të fshatit me kalldrëm me një sipërfaqe total prej 1800 metër katrorë, prej të cilave 1000 janë kalldrëme të reja dhe 800 rehabilitim i atyre egzistuese.

Gjithashtu projekti parashikon rehabilitimin e çezmave të fshatit dhe vendosjen e ndriçimit publik.

Për kryebashkiakun Gëzim Topçiu, ky është një investim i rëndësishëm që pritet ta kthejë këtë fshat në një atraksion turistik.

Edhe për kryetaren e Këshillit të Qarkut, Ana Verushi, investime të tilla në fshatra janë mjaft të rëndësishme, së pari për të lehtësuar jetën e banorëve, por edhe për ti rikthyer ata që të investojnë në vendin e tyre.

Për kryetarin e fshatit Kolanec, Edison Ajrulla, ky investim është i domosdoshëm për banorët, por edhe një mundësi për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Ky investim kryhet nga Këshilli i Qarkut Korçë, nëpërmjet fondeve të Bashkimit Europian, në vlerën e rreth 6 milion lekëve.

Punimet sapo kanë nisur dhe pritet të përfundojnë brenda 4 muajve duke e tjetërsuar pamjen e këtij fshati me potencial zhvillimin e turizmit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x