Nga Zef Preçi
Moren ere strategjiket dhe per te larguar eren e keqe te korrupsionit dhe kapjes se shtetit, qeveria shpiku Korporata Shqiptare e Investimeve. Avazi vazhdon…
Moren ere lojrat e fatit per evazion fiskal, korrupsion, perfshirje te familjareve te politikaneve e zyrtareve te rendesishem te administrates, u shpik mbyllja e tyre dhe rikrijimi me “njerezit tane”… Avazi vazhdon…
Moren ere bashkite per sistemin “5D” te grabitjes me “rregulla loje” te buxhetit te shtetit dhe shkembimin e favoreve grabitqare midis kryebashkiakeve, banditeve, deputeteve dhe biznesmeneve te krijuar enkas per t’u perfshire ne politike, u shpik doreheqja kolektive e drejtoreve bashkiake me “urdher dite”. Avazi vazhdon me patronazhistet e rinj qe postet i kane trofe per zgjedhjet e fundit. Avazi vazhdon…
Moren ere investimet prej qindra milione Euro ne ujesjelles-kanalizime qe u kthyen ne streha militantesh e hajdutesh me cizme, pa shtuar furnizimin me ujet e papijshem por vetem te cmimit per njesi, po shpiket nje korporate qe zhduk gjurmet, duke perfshire edhe projektin e ujerave te ndotura te Tiranës me fondin Japonez… Avazi vazhdon…
Moren ere lejet e ndertimit te dhena nga kryebashkiaket qe nuk firmosnin ne te thate, u shpik fuqizimi i KKT ku eshte lideri dhe disa buratine qe as vete nuk marrim vesh se c’fare firmosin. Kjo merret vesh vite me vone kur te zberthehen pergjimet e radhes nga sherbimet aleate. Avazi vazhdon…
Moren ere lejet pushtuese gjoja zhvillimore per turizmin dhe publiku filloi te zgjohet per te kuptuar se marrja ne menyre te dhunshme e tokes e trojeve nga privatet per t’jua dhuruar klienteve te qeverise, u shpiken zonat prioritare te turizmit, u shfuqizua ligji per zonat e mbrojtura, u shpik cfare nuk u shpik deri edhe Paketa e Maleve… Avazi vazhdon…
Moren ere inceneratoret, moren me vete prapa hekurave disa firmatare te pangopur per para qe perqindjet korruptive te aksioneve i quajne nje te drejte te ligjshme qe buron nga posti, tani po shpiket nje korporate e re, mjafton qe qyqar qytetaret te harrojne Elbasanin, Fierin dhe inceneratorin e Tiranës per te cilet do te paguajne edhe gjate 30 viteve te ardhshme. Avazi vazhdon…
Qe ky avaz te ndaloje duhet te zgjohet fatkeqi qe shet voten per nje thes miell, te cohet prapa hekurave banditi e pasunari qe grabit pasurite natyrore dhe buxhetin e shtetit, te departizohet administrata e rrenuar profesionalisht dhe moralisht, te behet i pergjegjshem individi qe deshiron te jetoje ne kete vend… Deri atehere? Ushqehuni me propagande 24/24 mbi “reformat” qe fshehin deshtimet e qeverisjes dhe vazhdojne eksperimentet e dhimbshme mbi familjet Shqiptare…