36 C
Tirana
20 / 08 / 2026

Referendumi për zonat e mbrojtura, KQZ miraton formularët dhe cakton afatin për mbledhjen e 50 mijë firmave!

KQZ pranon kërkesën për mbledhjen e firmave për referendum për zonat e mbrojtura.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të pajisë me formularët tip nismëtarët e referendumit për ligjin e zonave të mbrojtura.

Në mbledhjen e zhvilluar sot, KQZ përcaktoi edhe afatet për mbledhjen e 50 mijë nënshkrimeve të nevojshme për vijimin e nismës.

Grupi nismëtar do të mund të nisë mbledhjen e firmave nga dita kur vendimi merr fuqi juridike dhe deri më 31 mars, ndërsa procesi do të pezullohet gjatë periudhës 1 deri më 31 dhjetor.

Pas përfundimit të afatit, nënshkrimet do t’i nënshtrohen procedurave përkatëse të verifikimit, në përputhje me legjislacionin zgjedhor.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x