Dy ditë pas fitores së zgjedhjeve për Bashkinë e Himarës, kryetari i ri Vangjel Tavo është takuar me Kryeministrin Edi Rama.
Ky i fundit ka ndarë një foto së bashku me Tavon në rrjetin social Facebook, ku sikurse shprehet, kanë nisur nga puna për projektet e reja të këtij mandati dhe plani strategjik për Himarën e 2030-ës.
“Me Vangjelin, kryebashkiakun e Himarës, për punët në vazhdim, projektet e reja të këtij mandati dhe planin strategjik #Himara2030”, shkruan Rama.
Zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë së Himarës u mbajtën më 4 gusht. Kandidati nga ana e socialistëve Vangjel Tavo arriti të siguronte 1.500 vota më shumë se kundërshtari Petraq Gjikuria.
Numërimi i votave përfundoi mëngjesin e 5 gushtit në të 36 qendrat e votimit, të cilat dolën me rezultatin 5.022 vota (58.62%) për Tavon kundrejt 3.545 (41.38%) votave që shkuan për kandidatin opozitar Petraq Gjikuria.
- “Shkeli Kushtetutën duke shmangur Kongresin”, sulmet ndaj Iranit përçajnë amerikanët - 22/06/2025
- “Sot njerëzimi bërtet dhe bën thirrje për paqe”/ Apeli i Papa Leonit: Ndaloni tragjedinë e luftës para se të bëhet një humnerë e pariparueshme! - 22/06/2025
- Mjekët i thanë që nuk mund të luante më, legjenda Kazorla bëri realitet ëndrrën e fëmijërisë me “misionin e pamundur” në moshën 40 vjeçare - 22/06/2025