Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer. Takimi është zhvilluar në një nga parqet e Pallatit, ku siç tregon Rama, kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill.
Ka qenë vetë kreu i shtetit që ka bërë me dije këtë takim, teksa nuk ka dhënë detaje mbi temat e diskutimit.
“Biseda e parë me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer, në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill”, shkruan Rama.
Më herët ai ka takuar edhe mbretin Charles, ndërsa ka qenë në shoqërinë e homologes së tij italiane, Georgia Meloni.


Latest posts by Pena Albania (see all)
- Kafshët e Fermës dhe kafazi i gjykatës - 24/04/2026
- Ish-krerët e UÇK-së dërgojnë mesazhe ngushëllimi nga Haga për vdekjen e Rexhep Qosjes - 24/04/2026
- Albin Kurti: Vepra e Rexhep Qosjes është një nga arritjet më të rëndësishme të mendimit kritik dhe kulturës shqiptare në shekullin XX dhe XXI - 24/04/2026