Në podcastin e tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama riktheu vëmendjen te ngjarja tragjike e 21 janarit.
Ai i bëri thirrje Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK), që tashmë e ka në dorë këtë dosje, që ta zbardhë sa më shpejt atë që ai e quan herë pas here “krim shtetëror”.
“Kjo ishte edhe java e trishtë e 21 janarit, 15 vjet pas krimit shtetëror, vrasjes së katër burrave të pafajshëm protestues, me pushkët e shtetit, në bulevard. Përsëri 21 janari erdhi me hijen përqeshëse të padrejtësisë.
Kjo mbetet një plagë e hapur jo vetëm për familjarët e dëshmorëve, por edhe për moralin e drejtësisë dhe themelet e drejtësisë së shtetit shqiptar. Ne përsëri u mblodhëm dhe e bëmë ritin e nderimit të 4 Dëshmorëve të Atdheut, në prani të familjarëve që presin drejtësi. 21 janari është në llojin e atyre krimeve që e kam thënë, krime për të cilat drejtësia vonon, por asnjëherë nuk harron.
Koha nuk i zhbën dot nga kujtesa dhe tryeza e njerëzve të drejtësisë. Uroj e shpresoj që SPAK-u, që prej 6 vjetësh ka marrë jetë, gëzon mbështetjen e padiskutueshme dhe ka pasur gjatë gjithë kohës inkurajimet më të sinqerta për të shkuar përpara, për të luftuar për të vendosur drejtësi në binarët e rinj të barazisë para ligjit, të zgjohet dhe të bëjë më në fund punën e vet mbi këtë krim, që është njollë për drejtësinë shqiptare”, deklaroi Rama.
- Video/ Ndeshja e vitit, 9 gola të shënuar në Paris! PSG mund mes spektaklit Bayernin në gjysmëfinalen e parë, të gjithë sytë nga Mynihu - 28/04/2026
- Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta - 28/04/2026
- Popullariteti i Trump bie ndjeshëm, vetëm 34% e të anketuarve e miratojnë luftën me Iranin - 28/04/2026