Kryeministri Edi Rama ka reaguar për seancën e sotme parlamentare ku u miratua në parim mes tymit dhe flakëve buxheti për vitin 2024. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shprehet se opozita ka prekur fundin për hallin e një të kërkuari nga drejtësia.
“I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur”, shkruan Rama.
Seanca e sotme u zhvillua në një kohë rekord për më pak se 5 minuta, duke miratuar në parim dhe pa diskutim projektbuxhetin e vitit 2024.
I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i… pic.twitter.com/pdjq7NiIVp
— Edi Rama (@ediramaal) November 20, 2023
- Atentat në Lezhë/ Ekzekutohet brenda në makinë djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt - 03/12/2023
- “Shqipëria problemi i grupit”, legjenda italiane Buffon: Mos vendosni karrocën para kuajve! - 02/12/2023
- Votëbesohet Berisha si kreu i “Foltores’ me 938 vota pro dhe 55 kundër. Kuvendi Kombëtar ‘hyn në ujë’…! - 02/12/2023