Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dorëheqjes së ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, duke e falënderuar për kontributin dhe angazhimin e saj gjatë kohës në detyrë.
Përmes një mesazhi publik, Rama ka vlerësuar profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e Salës në qeveri, duke theksuar se ajo do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar për vendin edhe paralelisht me angazhimet e saj të mëtejshme ndërkombëtare.
“FALEMINDERIT
Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e Shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar
Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis”, shkruan Kryeministri Edi Rama.
- Champions League/ Bayerni i jep shuplakë Bodos, United nuk kursehet me debutuesit, Como shkëlqen ndaj Leipzig (Video) - 10/09/2026
- Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time! - 10/09/2026
- Hidromasazh si në Santorini/ Dy e-mailet që lidhin Ballukun me supervilën në Palasë - 10/09/2026