Kryeministri Edi Rama thotë se rezultatet e Planit Kombëtar të Pastrimit për një vit janë mbresëlënëse. Ai shpreh mirënjohjen për punonjësit dhe vullnetarët. Po ashtu, shton se puna do të vijojë edhe përgjatë vitit tjetër.
“Mbresëlënëse rezultatet e një viti të Planit Kombëtar të Pastrimit, luftë e mirëfilltë me mbetjet në territor, të trashëguara prej dekadash. Mirënjohje për të gjithë punonjësit dhe vullnetarët që na u bashkuan përgjatë këtyre 12 muajve në gjithë qarqet e vendit, ku puna sigurisht do të vijojë përmes një grafiku të mirëpërcaktuar edhe në dhjetor dhe gjatë gjithë vitit të ardhshëm”, shkruan Rama.
Postimin e tij, kreu i qeverisë e shoqëron me të dhëna nga pastrimi në qarqet Elbasan, Shkodër dhe Berat.
- Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet - 12/03/2026
- Mbahet edicioni i FemFest 2026 - 09/03/2026
- Banditë me kryq - 06/03/2026