Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, thotë se për të ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit, raporti i progresit të Shqipërisë nga BE-ja.
Sipas Ramës, ky raport bëhet mbi bazën e fakteve, analizave objektivave dhe një skuadër profesionale e jo nga perceptime, gjykime subjektive apo nënkontraktorë part-time.
“Për mua ka vetëm një raport ndërkombëtar të thellë e të besueshëm 100% për ecurinë e vendit: Raporti i Progresit të Shqipërisë nga Bashkimi Europian – fakte jo perceptime, analiza objektive jo gjykime subjektive, skuadër profesionale me kohë të plotë, jo nënkontraktorë part-time”, shkroi Rama
Latest posts by Pena Albania (see all)
- FOTO/ Eklipsi diellor u pa edhe në Shqipëri, pamje spektakolare nga Rana e Hedhun në Shëngjin - 12/08/2026
- Video/ PSG “Superkampione” e Europës, mposht Aston Villën në një finale spektakolare të transmetuar në Top Channel - 12/08/2026
- Pas më shumë se 80 vitesh, gjenden në Danub trupat e dy ushtarëve gjermanë dhe një motor i Luftës së Dytë Botërore - 12/08/2026