16.5 C
Tirana
13 / 05 / 2026

Rama pret me balet të ftuarit dhe prezanton një pikturë!

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar performancën artistike të baletit me të cilën ishte zgjedhur të çelej për herë të parë samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë. Rama tregoi se koreografia është thurur mjeshtërisht nga koreografi Anxhelo Perlocaj për të cilin Rama ndau edhe vlerësimin e tij maksimal. Një fjalë e mbajti edhe Perlocaj i cili u shpreh se e ka bërë koreografinë në kohë rekord ndërsa zbulon edhe bisedën me kryeministrin.

Pjesë nga biseda:

Rama: Një shqiptaro francez një yll i shndritshëm në botën e baletit bashkëkohor. Ai u largua nga Shqipëria kur ishte në barkun e nënës. Dhe aty mësoi të vallëzonte se prindërit e tij u arratisën mes maleve ndërsa Franca e adoptoi

Perlocaj: Faleminderit që patët durimin të ndiqnit diçka të vogël, I thashë, Edi je i çmendur, mendon se bëj gjëra për 24 orë? Më pas solla 23 balerinët e mi këtu dhe dje nismë të punonim u përpoqëm të bashkonim artin e pikturës dhe baletit. Dua të falënderoj Edin që ma dha këtë mundësi.

Rama: I thashë do shkojë mirë, sepse Ballkani perëndimor pikturon BE-ja vallëzon. U mundova të rregulloj dhe  motin se s’mund ta nisnim samitin me motin e Britanisë apo Holandez.

Ndërkohë Rama prezantoi dhe një pikturë italiane të shekulli XX të titulluar “Abduction of Europe”. Ai tha se “ballkani pikturon dhe Evropa vallëzon”.

/a.r

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x