Keqardhje është ndjesia e kryeministrit Rama për ish-presidentin Ilir Meta. Në këndvështrimin e tij, Metën, “një talent”, e përpiu pushteti, të cilin e quan “kafshë e përbindshme.”
Sa për mbajtjen në qeli të kryetarit të Partisë së Lirisë, thotë se paraburgimi i gjatë është i pajustifikuar.
“Për Ilir Metën ndiej keqardhje. Ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është kafshë e përbindshme, është zor ta mbash. Ka ngrënë e ka futur ndër vete shumë burra. Nuk e mbajti dot peshën e pushtetit dhe përfundoi si përfundoi, u katandis në një personazh qesharak. Sa i përket paraburgimit, nuk është sekret që unë kam rezerva shumë serioze për praktikën e paraburgimit. Jemi një vend në rekord të zi dhe asnjë paraburgim, përjashto ato të krimit të organizuar që mirë bëjnë, nuk shoh asnjë paraburgim të gjatë të justifikuar”, tha Rama.
- Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit - 11/09/2026
- Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik - 11/09/2026
- Erion Braçe i bashkohet “Pranisë Besnike”, zbulon çfarë i kërkuan banorët e lagjes “më të varfër, por më fisnike” në Tiranë - 11/09/2026