Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, komentoi situatën në Bashkinë e Tiranës dhe raportin me Erion Veliajn, duke deklaruar se shpreson që ky i fundit të kuptojë se është në gabim në raport me të dhe Partinë Socialiste.
“S’e gjykoj dot Erjonin për çfarë thotë e çfarë ai bën, uroj me gjithë zemër të kuptojë se është në gabim ditë e natë në raport me mua dhe në raport me PS. Por ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë , qofshin qytetarë, apo si Erjona Lalaj ( Kreu i policisë bashkiake ), apo demokratë që punojnë në radhët e mijëra njerëzve në bashkinë e Tiranës
Mungesën e kryebashkiakut, ne do ta zgjidhim më 9 maj, me fitoren e Tiranës në ditën e madhe të Evropës dhe ne do ta fitojmë përsëri Tiranën sepse pavarësisht dhe përtej të metave, dobësive, gabimeve, apo edhe fajeve tona, në gjatësinë e një të përpjete të vështirë, sa 13 vjet përpjekje të mundimshme, PS nuk mbetet thjesht alternativa më e mirë relative, ku alternativat e tjera janë shumë më të dobëta, të rrezikshme për të nesërmen e vendit, pas çdo njërës prej tyre, vjen kaosi konfuzioni paqëndrueshmëria”, tha Rama.
- Rama jep lajmin e mirë për pensionistët: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill - 21/11/2026
- Rama: Nuk e gjykoj Erionin për çfarë thotë, por duhet të kuptojë se është gabim në raport me mua dhe PS - 21/11/2026
- “Kryeqyteti i Shqipërisë dy vite me kokë të prerë”, Rama: Qytetarët po paguajnë haraçin, do të rikuperojmë kohën e humbur - 21/11/2026